Kryepeshkopi Anastas në gjendje kritike, Berisha: Të bashkojmë lutjen tonë për shëndetin e shërbëtorit të pakursyer të Zotit
Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar në lidhje me gjendjen kritike të kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit e Shqipërisë, Anastas Janullatos.
Berisha shprehet se duhet të bashkojmë lutjen tonë me të gjithë besimtarët shqiptarë për shëndetin e një shërbëtori të pakursyer të Zotit, siç e quajti ai kryepeshkopin Anastas.
“Fort lumturia e tij, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë është në spital, në gjendje kritike. Ju ftoj të bashkojmë lutjen tonë me të gjithë besimtarët ortodoks dhe të gjithë besimtarët shqiptarë, për shëndetin dhe shërimin e këtij shërbëtori të pakursyer të Zotit, që me dashuri dhe përkushtim hyjnor bëri aq shumë në ringjalljen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë!”, shkruan Berisha.