Kryesia e PS vendos drejtuesit në qarqe. Kokëdhima përjashtohet
Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet parlamentare. Kryesia e kësaj partie ka caktuar drejtuesit e qarqeve që do të drejtojnë fushatën zgjedhore.
Ministri Tahiri është kryetar qarku në Tiranë, ndërsa kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, do të jetë për qarkun Durrës.
Gramoz Ruçi është sërish në qarkun e Fierit, ndërsa ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, është caktuar drejtues në qarkun e Beratit.
Damian Gjiknuri sakaq është caktuar në Vlorë, ndërsa Ditmir Bushati në Shkodër.
Bledi Çuçi në Gjirokastër, Taulant Balla në Elbasan, ndërsa Ilir Beqja në Kukës.
Në Dibër do të jetë ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.
KOHA JONË SONDAZH

