Kryesia e re e Partisë së Lirisë, zv/kryetar Nesho dhe nënkryetarët janë katër

Ish-ministri Edmond Haxhinasto zgjidhet Kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar. Vijon votimi për Zëvendëskryetarin, Sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetarët dhe Kryesinë e re.

Mes emrave që pritet t’i nënshtrohen votëbesimit të anëtarëve të Komitetit Drejtues bie në sy emri i ish-zëvendësministres Nora Malaj dhe ai i ish-kryetares së partisë Monika Kryemadhi. Për postin e sekretarit të Përgjithshëm është në garë vetëm Tedi Blushi.

Në listë për një vend në Kryesinë e PL-së është dhe ish-kryebashkiaku i Lezhës Viktor Tushaj, i cili në zgjedhjet e 25 prillit nuk arriti të merrte mandatin e deputetit. Bie në sy dhe emri i ish-deputetit demokrat Lefter Maliqi, i cili kohët e fundit me qëndrimet e tij ishte shfaqur krah Metës. Kryesisë së re priten t’i shtohen edhe emra të rinj që vijnë nga strukturat e forumit rinor të PL-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket garës për zëvendëskryetarin e PL-së në garë është vetëm ish-ambasadori Agim Nesho ndërsa për katër nënkryetarët e PL-së votohet Petrit Vasili, Erisa Xhixho dhe Floida Kërpaçi dhe Endrit Brahimllari.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?