Kryebashkiaku Beci takim me ministrin Mazniku: Projektet e bashkisë Shkodër kanë suportin e qeverisë për t’i dhënë vëmendjen e duhur

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka pritur në zyrë Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku, në kuadër të dialogut vendor ku në fokus ishte zhvillimi i Shkodrës.

Beci teksa zbulon se pjesë e takimit ishin edhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Kuvendin e Shqipërisë, Elisa Spiropali si dhe deputeti Agron Çela, shkruan se projektet e bashkisë Shkodër kanë suportin e qeverisë shqiptare për t’i dhënë vëmendjen e duhur, për vitin 2024.

Postimi i plotë: 

Swiss Digital Desktop Reklama

Me Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, në kuadër të dialogut vendor ku në fokus ishte zhvillimi i Shkodrës.
Projektet e bashkisë Shkodër kanë suportin e qeverisë shqiptare për t’i dhënë vëmendjen e duhur, për vitin 2024.
Resurset e bashkisë Shkodër, në turizëm, bujqësi dhe sipërfaqe pyjore janë një aset i rëndësishëm për t’i kthyer këto burime në katalizator për ekonomitë dhe të ardhurat e familjeve të bashkisë Shkodër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?