FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryetari i LSI, Petrit Vasili: Të bëhet çdo përpjekje për stabilitetin e vendit dhe zgjedhje me standarde

Ndryshe nga kryeministri Edi Rama që nuk shikon ndonjë krizë politike në vend, por vetëm një krizë ‘nervore të PD-së, aleati i tij në koalicion, Petrit Vasili ka deklaruar fare qartë se vendi ndodhet në një krizë politike.

Vasili tha në një konferencë shtypi sot se “sigurisht që është një situatë krize politike, situatë që nuk keni pse ta fshehim, e cila kërkon maturi dhe largpamësi, për të kuptuar se çfarë efekti kanë të gjitha këto veprimet e sotshme për të ardhmen e vendit.

Ndaj ne kemi inkurajuar dhe kemi qënë për zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe  dje, ish-kryetari i LSI ka riafirmuar edhe më parë e kjo vijë sjellje nuk ndryshon se asnjë sakrificë nuk është e madhe në raport me mbajtjen e zgjedhjeve gjithpërfshirëse dhe konsolidon pozicionin evropian të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?