Kreu i Prezencës së OSBE-së, Ambasadori Vincenzo Del Monaco mbaron misionin në Tiranë. Pritet nga Lindita Nikolla

Me rastin e mbarimit të mandatit të tij si ambasador i OSBE në Shqipëri, zoti Monaco u prit dje nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.
Pas takimit kryeparlamentarja shkruan:
“Takim i ngrohtë me një mik të vyer dhe partner të spikatur të Kuvendit të Shqipërisë, Kryetarin e Prezencës së OSBE-së, Ambasadorin Vincenzo Del Monaco, i cili përfundoi misionin në Tiranë.
Me mirënjohje për kontributin e madh në zgjerimin e bashkëpunimit mes Kuvendit dhe Prezencës së OSBE-së për avancimin dhe thellimin e reformave, në mënyrë të veçantë të reformës zgjedhore dhe reformës administrative-territoriale.
Gjatë misionit në Tiranë të Ambasadorit Del Monaco bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Prezencës së OSBE-së u intensifikua dhe krijuam një kulturë të re bashkëpunimi, për zbatimin e projekteve e procedurave parlamentare, duke rritur “pronësinë” e kontributit të Kuvendit dhe shërbimeve parlamentare në këtë bashkëpunim.
Kjo kulturë e re ka rritur transparencën e veprimtarisë parlamentare dhe qëndrueshmërinë e projekteve e programeve të bashkëpunimit.
Faleminderit, Vincenzo!
Suksese në misionin Tuaj të ri!”– përfundon mesazhi i kryetares së Kuvendit të Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?