FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese: Retorika politike ka ndërhyrë në vendimet e drejtësisë!

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha në ceremoninë e 30-vjetorit të krijimit të këtij institucioni u shpreh se shpeshherë retorika politike ka ndërhyrë në vendimmarrjet e kësaj gjykate, madje dhe ka paragjykuar vendimet e saj.

Shpreh mirënjohjen për miqtë tanë që na nderuan me praninë e tyre. Ka gjithmonë vend për miq të mirë. Falënderoj ata që kanë mbështetur gjykatën që nga krijimi i saj që nga OSBE, etj. 30 vite janë një moshë e rëndësishme e kësaj gjykate. Të gjendur përballë një volumi të madh çështjes, kjo trupë reagoi me ritmin e duhur për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ligjore. Legjitimiteti është perceptuar si burim kryesor i kësaj gjykate, që nuk ka mjet tjetër për këtë gjë. Gjykata Kushtetuese është promotore e çështjes së të drejtës. Jo pak herë retorika politike ka përfshirë Gjykatën, nën petkun e diskurseve, për të paragjykuar vendimmarrjen apo për të ndërhyrë në vendimet e saj. Kemi kontribuar në zbutjen e përplasjeve institucionale. Ka pasur dhe përplasje mes dy juridiksioneve, gjyqësor dhe juridik”, tha Tusha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?