Kryetarja e KQZ zgjidhet Presidente e ACEEEO

Kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi u zgjodh Presidente e ACEEEO-s. Kryetares së KQZ-së iu kalua presidenca përmes një ceremonie zyrtare gjatë‎ punimeve të Konferencës së 24-t vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës Europiane të Zyrtarëve Zgjedhore (ACEEEO), që po zhvillohet në Kishinau të Moldavisë.

Në mbledhjen plenare të datës 10 shtator, me vendim unanim e të gjithë përfaqësuesve të shteteve anëtare në Konferencë, Shqipëria u zgjodh vendi ku do të organizohet konferenca e 25-t e Asamblesë së Përgjithshme të ACEEEO.

Republika e Shqipërisë përfaqësohet në këtë konferencë nga një delegacion i përbërë nga anëtarë dhe administratë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryesuar nga Lefterije Luzi. Gjatë sesioneve plenare të Konferencës, Kryetarja e KQZ-së, zj. Lefterije Luzi, referoi para trupave zgjedhorë rajonal dhe ndër-rajonal eksperiencën shqiptare mbi edukimin zgjedhor “Education of Voters, Vote education”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?