Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, reagon për tensionet në Veri të Kosovës

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka reaguar për tensionet në Veri të Kosovës dhe vendimin e Qeverisë së Kosovës për shtyrjen e zbatimit të marrëveshjes së reciprocitetit deri në 1 shtator.

Ne mbështesim plotësisht të drejtën e Kosovës për të ushtruar sovranitetin e vet si çdo vend tjetër i pavarur. Mirëpresim po ashtu vendimin e marrë në koordinim me partnerët strategjikë, SHBA e BE, për të shtyrë zbatimin e reciprocitetit me 30 ditë. Në të njëjtën kohë, bëjmë thirrje që autorët e veprimeve destabilizuese të përgjigjen para ligjit dhe që t’i jepet fund retorikës kërcënuese kundër Kosovës që vetëm sa përshkallëzon situatën. Dialogu është rruga e vetme e zgjidhjes së problemeve”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?