Kryetarja e Kuvendit, vizitë në Siçili: Arbëreshët e Horës, një stoli e kombit shqiptar dhe e historisë së Shqipërisë

Në vijim të vizitës në vendbanimin kryesor arbëresh në Siçili, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, vizitoi sot Muzeun e Kulturës Arbëreshe “Nicola Barbato” në Horën e Arbëreshëve, ku pati mundësinë të njihte nga afër historinë, kulturën, traditat, punën dhe jetën e përditshme të komunitetit arbëresh. Gjatë vizitës, ajo shprehu vlerësimin e saj për ruajtjen e trashëgimisë dhe identitetit kombëtar nga ky komunitet në diasporë.

Gjithashtu, Kryetarja e Kuvendit vizitoi edhe bibliotekën “G. Schirò”, e cila shërben si një libër i hapur për historinë, kulturën, jetën dhe qytetërimin e Arbëreshëvet të Horës. Aty, ajo u njoh me koleksionin e gjerë të materialeve të rralla që dokumentojnë rrënjët e thella dhe trashëgiminë kulturore të arbëreshëve.

Kryetarja e Kuvendit, së bashku me Papas Janin, mori pjesë edhe në një ceremoni shpirtërore në kishën lokale, ku morën bekimin e Shën Mërisë Odigitria. Ky moment solemn u bë një lutje e përbashkët për mirëqenien e të gjithë Arbëreshëve të Horës, të Siçilisë, të Italisë, dhe për shqiptarët kudo që ndodhen në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?