Kryetarja e Parlamentit zviceran viziton Shqipërinë
Tiranë- Ditën e parë të vizitës zyrtare në Shqipëri me ftesë të kryeparlamentarit Ilir Meta, Kryetarja e Parlamentit zviceran Chris-ta Markwalder e ka nisur në një takim me përfaqësues të bizneseve outsourcing dhe dha një leksion për studentë dhe të diplomuar nga Akademia e Studimeve Politike.
Në një takim me Shoqatën Shqiptare për Outsourcing, Markëalder mësoi mbi mundësitë e punësimit për të rinjtë përmes këti sektori të ri. Ajo shoqërohej nga Ambasadori zviceran në Ti-ranë Christoph Graf. Projekti me financim zviceran RisiAlbania asiston sektorin e biznesit out-sourcing përmes lidhjeve me tregjet ndërkombëtare, promovimit dhe shërbimeve me vlerë të shtuar.
Më vonë Zj. Markwalder dha një leksion për studentë dhe të diplomuar nga Akademia e Stu-dimeve Politike – një shkollë e ngritur gna Këshilli i Evropës dhe i financuar pjesërisht nga Zvicra. “Në kohërat aktuale të paqëndrueshme dhe të paparashikueshme kemi nevojë për li-dership politik – të tillë që siguron zgjidhje dhe që nuk bie në oportunizëm dhe populizëm”, u tha Zj. Markwalder studentëve të cilët janë gjithashtu anëtarë të partive politike apo shoqërisë civile.
Vizita e nivelit të lartë vazhdon gjatë ditës së shtunë data 19 Nëntor– me një takim me Presidentin Bujar Nishani, kryeparlamentarin Ilir Meta dhe Kryeministrin Edi Rama. Pas kësaj ajo dhe delegacioni shoqërues do të vizitojnë bashkinë e Durrësit ku do të takohen me kryetarin e bashkisë.
Kjo vizitë kryhet pas një ftese nga Kreu i Parlamentit shqiptar Ilir Meta në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe midis parlamenteve të të dy vendeve.-ATSH
KOHA JONË SONDAZH

