KSHZ miraton emrat e kandidatëve dhe bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit 2025

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi sot në seancë publike regjistrimin e kandidatëve për kryetar të bashkie, për zgjedhjet e datës 9 nëntor për Beratin dhe Vlorën, nga 5 bashki që janë në garë.

Kandidatët e regjistruar janë:
Bashkia Vlorë, Brunilda Mersini, kandidat i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”
Bashkia Vlorë, Dionis Sota, si kandidat për kryetar bashkie i propozuar nga zgjedhësit.
Bashkia Berat, Ervin Ceca, kandidat i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Berat, Pavlo Shkarpa, si kandidat për kryetar bashkie i propozuar nga zgjedhësit.
Në seancë u vendos mosregjistrimi i Gjergji Nikë Nikës, si kandidat për kryetar bashkie i propozuar nga zgjedhësit për Bashkinë Vlorë, pasi nga shqyrtimi i dokumetacionit të depozituar rezulton se mungon regjistrimi i Komitetit Nismëtar, që do të përgatiste punën për regjistrimin e kandidat për kryetar të bashkisë Vlorë.
Celibashi theksoi se ky proces është pjesë e një përgatitjeje gjithëpërfshirëse për të garantuar standardet më të larta të ndershmërisë dhe profesionalizmit në administrimin e zgjedhjeve.

“Komisioni do të vazhdojë të zbatojë çdo procedurë ligjore me transparencë të plotë, në mënyrë që çdo subjekt zgjedhor të ketë mundësi të barabartë dhe që çdo qytetar të gëzojë të drejtën e tij për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur,” deklaroi Celibashi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me institucionet ligjzbatuese, me administratën zgjedhore në terren dhe me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar një proces të qetë, gjithëpërfshirës dhe në përputhje me frymën e ligjit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Zgjedhjet janë një instrument i rëndësishëm i demokracisë dhe përmes tyre ne forcojmë besimin e qytetarëve te institucionet. KQZ është dhe do të mbetet garant i paanshmërisë dhe integritetit të këtij procesi,” shtoi ai.

Në seancë po ashtu u verifikuan kushtet e kandidimit për kandidatët për kryetar në:
Bashkinë Cërrik, Florenc Doka, kandidat i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkinë Cërrik, Eligert Hima, kandidat i propozuar nga subjekti zgjedhor “Lëvizja Shqipëria Bëhet”;
Bashkinë Cërrik, Amarildo Hoxha, kandidat i propozuar nga zgjedhësit
Bashkinë Mat, Altin Bojni, kandidat i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkinë Mat, Eduart Brahilika dhe zj. Suzana Tahir Pasha, kandidatë të propozuar nga zgjedhësit;
Bashkinë Tepelenë, Gramos Sako, kandidat i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkinë Tepelenë Gabriel Guma, kandidat i propozuar nga zgjedhësit.
Në bazë të të dhënave të deklaruara në formularët e vetëdeklarimit dhe informacionit të ardhur nga DPB, nuk përbëjnë kusht për mosregjistrimin e kandidatëve ndaj KZAZ-të duhet të vazhdojnë procedurat për regjistrimin e kandidatëve.
Gjithashtu, u hodh shorti dhe u miratuan rezultatet e tij për përcaktimin e renditjes së kandidatëve për kryetar bashkie në fletën e votimit, për zgjedhjet e pjesshme, të datës 9 nëntor 2025.
U miratua përmbajtja e fletës së votimit. Renditja në fletën e votimit për subjektet zgjedhore do të jetë si më poshtë vijon:
I. Bashkia Vlorë
1. Brunilda Flamur Mersini
2.Dionis Anesti Sota
II. Bashkia Cërrik
1. Eligert Qani Hima
2.Amarildo Sherif Hoxha
3.Florenc Spiro Doka
III. Bashkia Mat
1.Altin Ramazan Bojni
2.Eduart Shaqir Brahilika
3.Suzana Tahir Pasha
IV. Bashkia Tepelenë
1.Gabriel Altin Guma
2.Gramos Sadik Sako
V. Bashkia Berat
1.Ervin Llazar Ceca
2.Pavlo Koli Shkarpa
U caktua koha e transmetimit në radiotelevizionin publik të fushatës zgjedhore të partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore për zgjedhjet e datës 9 nëntor 2025.
Caktimin e një minutazhi kohor transmetimi prej 50 minuta në Televizionin Publik dhe 30 minuta në Radion Publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore të “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
25 minuta në Televizionin Publik dhe 15 minuta në Radion Publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore të Lëvizja Shqipëria Bëhet;
5 minuta në televizionin publik dhe 5 minuta në radion publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore për secilin prej kandidatëve për kryetar bashkie të propozuar nga zgjedhësit.
U caktuan partitë politike që do të propozojnë anëtarin e tretë dhe të katërt të grupeve të numërimit të votave. Partia Socialiste e Shqipërisë ka të drejtën e propozimit për 2 anëtarë të GNV, Partia Demokratike ka të drejtën e propozimit për 1 anëtar të GNV dhe Partia e Lirisë ka të drejtën e propozimit për 1 anëtar të GNV.
Ndër të tjera, u caktuan vendeve të numërimit të votive dhe u dha autorizimi për ndryshimin e vendndodhjes së dy qendrave të votimit, për zgjedhjet e pjesshme të datës 9 nëntor 2025.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?