Kthimi i shqiptarëve në kufi, Idrizi: Hakmarrje që nuk e nderon Greqinë

Kthimi në kufi i dhjetëra shqiptarëve nga autoritetet greke konsiderohet nga PDIU një hakmarrje primitive që sjell në kujtesë operacionet fshesa.

Kryetari Shpëtim Idrizi tha për Ora News se qeveria shqiptare nuk duhet të rrijë pasive përballë një situatë të tillë, por duhet të reagojë me urgjencë dhe të denoncojë rastet tek institucionet ndërkombëtare.

Këto veprime anti-europiane të Greqisë sipas Idrizit lidhen jo vetëm me debatin për prishjen disa ndërtesave ne Himarë, por edhe me deklaratën e eurokomisionerit Hanh për çështjen çame.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i PDIU-së thotë se nuk mbështet retorikat me tone të larta për zgjidhjen e konflikteve, por vetëm dialogun.

Swiss Digital Mobile Reklama

Idrizi dha edhe një përgjigje për ata që e akuzojnë PDIU se e përdor çështjen çame vetëm për qëllime elektorale.

Qendrimin e PDIU-së në koalicionin qeveritar Idrizi e lidhi vetëm me një arsye madhore.

Pjesë nga intervista

Idrizi: Jemi njohur përmes mediave për një reagim aspak dinjitoz të Greqisë. Rikthehemi në kujtesën tonë të hakmarrjes dhe fshesave të dikurshme. E nisur disa ditë më parë nga një grua e moshuar 80 vjeçare me origjinë çame që megjithëse kishte 10 vjet që jetonte në Greqi dhe kishte ardhur ta takonte të afërmit e vet nuk u lejua më të kthehej në Greqi sepse në pasaportën e saj ishte shkruar vendlindja Çamëri, të cilën nuk mund ta ndërrojë dot në moshën 80 vjeç. Sigurisht që u pasua si  gjest hakmarrës edhe ndaj shqiptarëve të tjerë. Kjo nuk e nderon fare Greqinë, një vend të BE që na tregon herë pas here standartet. Mbi të gjitha nuk mund të jetë një sjellë e një fqinji të mirë që kërkon dialog, uljen e  tensioneve me Shqipërinë. Por Shqipëria nuk mund të rrijë pasive në këtë gjë. Unë i jam drejtuar Ministrit Bushati dhe Ministrit të Brendshëm edhe për rastin e zonjës 80 vjeçare Idize Bajrami që nuk mund të shkojë do të takojë nipërit dhe mbesat e saj, por dhe për një numër shqetësues prej 100 shqiptarësh sepse edhe ato duhet tu kërkojnë autoriteteve greke shpjegime për raste të tilla.Reciprociteti duhet të veprojë nga të dyja anët, edhe qytetarët grekë që futen në Shqipëri duhet patjetër të zbatojë ligjet dhe rregullat e Shqipërisë.Edhe ata duhet të kenë një adresë se ku vinë, disa të ardhura etj etj.Nuk besoj që ky është rasti të sillemi në mënyrë proporcionale.

Gazetarja: po thoni që këto rregulla nuki respektohen?

Idrizi: Padyshim që nuk respektohen, unë nuk di ndonjë rast që qytetarëve grekë, me të drejtë dhe nuk dua që qeveria shqiptare të bëjë të njëjtën gjë, por edhe ata kanë rregulla që të hyjnë në Shqipëri.Është e papranueshme dhe ky është një rast që ne duhet ta denoncojmë në të gjithë organizmat ndërkombëtare por dhe me palën greke, sepse një hakmarrje e tillë primitive nuk është normale në kohët e sotme. Akoma më shumë që flasim për një vend të BE të cilit ne duam ti afrohemi me standarte dhe nuk presim shembuj të tillë hakmarrës primitivë. Se mendoja më se do përjetonim si reminishencë atë që ka ndodhur 10 apo 15 vjet.Konteksti është i qartë pse ndodh.

Gazetarja: Ka lidhje kjo me Himarën?

Idrizi: Të gjitha këto janë pjesë e një humbje qetësie nga ana e Greqisë, e filluar me deklaratën e eurokomisionerit Hahn që çështja çame do të ishte një çështje dialogu mes dy vendeve tona. Atë që kërkojmë dhe ne, të ulemi dhe ta zgjidhim me dialog, një nga problemet, por edhe problemet e tjera  që ka Shqipëria me Greqinë, që u pasua nga një sërë deklaratash aspak normale. Mjafton të kujtojmë rastin e Ministrit  Kotzias që deklaronte dhe në një kontekst krejtësisht të paarsyeshëm që Greqia ka xhidipi më të madhe megjithëse merrte 350 miliardë nga BE, tanke dhe ushtri, a thua se nuk flitej për dy vende të NATO-s. Me një retorikë totalisht të papranueshme, apo protesta të bëra nga qeveria greke kur një parti politike shqiptare bëhet pjesë e mazhorancës. Në këtë vazhdimësi ishte dhe rihapja e përsëritur e historisë për Himarën. Sjellje e përsëritur, duke shfrytëzuar një problem që mund të jetë i banorëve të Himarës me bashkinë e Himarës.

Gazetarja: Pala greke i ka dhënë ngjyrime etnike.

Idrizi: Nuk mund të jetë kështu. Mjafton ti referohemi pozicioneve dhe qëndrimeve të kahershme të Shqipërisë që Himara nuk është zonë e minoritetit grek. Nuk e përdor vetëm unë.Shqipëria i ka njohur zonat minoritare që në 1935 dhe zonat e njohura si fshatra minoritare në Shqipëri janë zona e Dropullit, Finiqit dhe në asnjë rast dhe asesi Himara.Po të shikoni nuk flitet ndonjëherë për problematikat e këtyre zonave, por flitet gjithmonë për Himarën.Për ta impostuar në një vend ku konflikti padyshim do të jetë i tillë sepse  Himara është një krahinë thellësisht shqiptare ku sigurisht mund të jetojnë apo jetojnë dhe njerëz të cilët flasin greqisht apo mund të ndihen si grekë.Ky pozicion për herë të parë dinjiteti dhe reciprociteti i shtetit shqiptar ka sjellë një reagim aspak normal të një vendi të BE. Këta që mendojnë se çështja çame është një nga katalizatorët e kësaj çështje, por dhe të vendosjes së dinjitetit për shqiptarët, më duhet tu kujtoj sot që ne kemi dhënë votat tona. Madje nuk bëhej reforma administrative pa votat e PDIU, jo thjesht për Himarën, por kemi dhënë votat tona që si asnjë vend tjetër në botë, të kemi dy bashki minoritare në Shqipëri.Finiqi dhe Dropulli.Kemi votuar me shumë kënaqësi që minoriteti grek të kishte këtë diskriminim pozitiv, dy Bashki të vetat. Dhe përballë kemi jo vetëm raste hakmarrje primitive si kjo që shohim, por Greqia është një vend që jovetëm nuk i njeh minoritetet, por meqë na e kërkojnë ca shqiptaro-grekë në Shqipëri, nuk e ka firmosur as Konventën Europiane për minoritetet.

Gazetarja: A është nxitur kjo për qëllime elektorale nga partitë e vogla, i referohem ndërhyrjes së PBDNJ?

Idrizi: PBDNJ mori përgjigjen e atijt që adresoi.Por meqë forcat politike maten në zgjedhje, rezultatet zgjedhore flasin vetë për mbështetjen që kanë parti të tilla të cilat duhet të merren realisht dhe normalisht me respektimin e  të drejtave e minoritetit grek në Shqipëri që unë nuk di që kanë ndonjë problem të madh. Por nëse partia e Dules ka një problem me minoritetin grek në Shqipëri jam gati dhe unë si PDIU që të mbështes të gjithë nevojat që kanë ata për padrejtësitë që mund tu jenë bërë.Por nuk di raste. Shqiptarët asnjëherë nuk kanë sulmuar kënd.Edhe në filozofinë tonë ne nuk kemi qenë dashakeqas apo të mos kemi pranuar të ndryshmin.Kjo është arsyeja pse jemi tre komunitete fetare që jetojnë shumë mirë.Ky është vendi që hebrenjtë pas luftës dolën më shumë seç ishin në fillim.Ne kemi nevojë për një qëndrim unitar, mjafton të shikoni mediat grekë, janë të gjitha në unision për të mbrojtur atë çfarë mendojnë. Kurse mediat shqiptare nuk merren me çështje të drejtësisë dhe dinjitetit, por rreshtohen politikisht.Ata që duan qeverinë bëhen me qeverinë dhe thonë shumë mirë, ata që nuk e duan tjerrin historira që nuk na nderojnë. Çështjet kombëtare janë çështje që duhet të na unifikojnë.

Gazetarja: A mendoni se përpjekjet e qeverisë shqiptare për zgjidhjen e çështjes çame deri në një agravim të gjuhës politike mund të dëmtojë më shumë Shqipërinë për integrimin?

Idrizi: Nëse do niseshim në raportet  mes dy vendeve tona nga pozitat e forcës mund të ndiqnim një strategji tjetër.Nuk di që nëse ti je i fortë do kërkosh të drejtën tënde dhe nëse je i dobët nuk duhet ta kërkosh. Ça do të thotë kjo, të presim edhe 250 mijë vjet dhe pastaj të kërkojmë të drejtat tona derisa të fuqizohemi.Nuk besoj që ne jemi të dobët.

Gazetarja: Janë edhe interesat e më shumë se 500 mijë shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi.

Idrizi: Unë nuk e di dhe nuk besoj që grekët kanë pranuar emigrantët shqiptarë atje për ti mbajtur peng që ne të mos ngremë çështje të drejta.Janë qytetarë shqiptarë atje, i jemi shumë falenderues Greqisë për këtë, por ata shkojnë punojnë dhe kontribuojnë në ekonominë e Greqisë dhe sigurisht kontribuojnë për familjet e tyre.Nuk besoj që Greqia i ka pranuar për ti mbajtur peng dhe aq më tepër që vitet ’93, ’94,’95 të përsëriten në 2016. Kemi se ku e kërkojmë të drejtën tonë.Çfarë po thua tani, të dal tu them qytetarëve shqiptarë të refuzojnë produktet greke, apo ti them policisë shqiptare që e ka bërë vetëm një herë të vetme një gjest reciprociteti, që çdo shtetas grek që hyn në Shqipëri duhet të tregojë adresën se ku shkon, apo sa para ka në xhep. Nuk është kështu dhe nuk besoj që duhet të jetë kështu.Ne jemi në të drejtën tonë.Sa i përket retorikës, të lartë apo të ulët, kjo është çështje tjetër, por dialogu është rruga më e mirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?