Kujtim Prodani shuhet nga Covid-19, Presidenti Meta: Artist virtuoz dhe qytetar model

Ndarja nga jeta e artistit Kujtim Prodani si pasojë e prekjes nga Covid-19, është një humbje e madhe për artin shqiptar. Në mesazhin e tij, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta teksa shpreh ngushëllimet tek të afërmit e Prodanit, thotë se sot u shua një artist virtuoz dhe një qytetar model.

Mesazhi i plotë nga Presidenti Ilir Meta

Një humbje e madhe për artin shqiptar! U shua sot kantautori ynë i shquar, artisti virtuoz dhe qytetari model, Kujtim Prodani, djali i dy prindërve të mrekullueshëm dhe artistëve të paharruar Anita Take dhe Agim Prodani. Shumë dhimbje! Ngushëllimet më të ndjera të afërmve, komunitetit të këngëtarëve dhe të gjithë artdashësve. Këngët dhe muzika e Kujtim Prodanit do dëgjohen përherë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?