Kuko zbulon çfarë ndodh tek Akademia Politike për deputetët e rinj të PS

Romina Kuko nga shtatori do të jetë në Kuvend si deputete, dhe thotë se Akademia Politike e PS-së për deputetët e rinj është një risi që po funksionon me sukses dhe synon përgatitjen praktike të përfaqësuesve të rinj në Kuvend.

”Akademia politike për deputetët e rinj nuk është një institucion klasik me nota dhe provime, por një proces mentorimi dhe transferimi eksperience nga figurat me përvojë të PS-së tek prurjet e reja”,-u shpreh Kuko.

Nga ana tjetër, nëvizoi se deputeti i sapozgjedhur mund të vijë nga fusha të ndryshme rinia, shoqëria civile, sektori privat dhe nuk mund të pritet që të jetë një produkt i përfunduar. Sipas Kukos, si në çdo vend pune, edhe në politikë nevojitet një fazë integrimi dhe mësimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Demokracia nuk mbaron te kutia e votimit, por fillon aty. Akademia është një kontribut i PS-së për qytetarët, për t’u garantuar atyre përfaqësim sa më cilësor dhe të përgjegjshëm”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?