Kur do hapen kufijtë? Përgjigjen e jep Edi Rama

Pyetjet për kryeministrin Edi Rama nga qytetarët ishin të shumta sot. Ndër to edhe ajo për hapjen e kufijve, për të cilin ai tha se nuk varet vetëm nga Shqipëria, por edhe ecuria në vendet e tjera. “Në Itali nuk lëviz dot nga një pikë në tjetrën. E dyta në fluturimet që bëhen drejt Italisë për të marrë bashkëqytetarë, është e mundur të prenotohet, por janë shumë pak fluturime dhe për këtë arsye nuk mund të vijnë të gjithë për njëherë. Hapja e kufijve nuk varet nga ne, por edhe nga vendet e tjera, pasi ka vende që nuk shkon dot. Varet shumë nga si do të zhvillohen ngjarjet, që na lidhin të gjithave bashkë. Shqipëria po bën gjërat e duhura, prandaj është më mirë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?