Kur je gjyqtare korrekte me Ligjin si Blerona Hasa nuk ke frikë Vetting

Shumë zhurmë bëhet për KPK dhe emrat që djegë. Natyrisht ka raste gabime apo nxitimi, por kur një gjyqtar apo prokuror ka qëndruar korrekt dhe i pastër në ndërgjegje, pra nuk ka vjedhur dhe nuk ka shkelur ligjin, nuk ka njeri që e shkarkon. Opozita ka akuzuar se Vettingu mbetet në dorën e kryeministrit Rama i cili dërgon emrat me lista me të kuqe se kush do të digjet dhe me jeshile që të kalojnë. Por akuzat janë akoma akuza, derisa nuk ka ndonjë incizim apo fakt me video se KPK vepron nën urdhërat e Rilindjes, ndonëse rastet kanë hapur debate në media se si janë eliminuar disa nga Vettingu.

E megjithatë për disa emra gjyqtarësh ua ka bërë mirë KPK-ja sepse kanë hyrë në drejtësi pa “brekë” dhe janë bërë me supërvila dhe pasuri. Bile duhet SPAK të hetojë.

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka konfirmuar sot në detyrë gjyqtaren e Gjykatës Administrative të Apelit, Blerona Hasa. Sipas KPK-së, ajo ka rezultuar e pastër në të treja shtyllat e verifikimit nga vettingu, kontrollin e figurës, vlerësimin e aftësive profesionale dhe analizën e pasurisë.

Trupa gjyqësore që kreu procesin e vetingut ishte e përbërë nga Xhensila Pine, Olsi Komici dhe Brunilda Bekteshi.

Blerona Hasa ka kryer studimet e Magjistraturës në vitet 1998-2001 dhe është emëruar fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Korçës. Në vitin 2011, Hasa është transferuar në Gjykatën e Tiranës, ndërsa në vitin 2013 është dekretuar si gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit.

Pra kur një gjyqtare si Blerona Hasa rri korrekte në detyrë dhe nuk shfrytëzon postin, nuk ka pse dridhet para KPK apo edhe gjykatës së Hagës!

Por largimi i kaq shumë gjyqtarëve dhe prokurorëve nga Vettingu lind nevojën urgjente se si do të zëvëndësohen pasi do rritet pirgu i hetimeve apo gjykimëve.

SHKARKO APP