FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kurti dhe Vuçiç i thonë jo BE-së, refuzojnë ftesën për takimin në Sllovaki

Ka dështuar ende pa nisur, plani i të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Ai u përpoq që të organizojë një takim mes dy udhëheqësve, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiç.

Takimi duhej të mbahej në Bratisllave të Sllovakisë, ku dy liderët ishin të ftuar në konferencën për siguri globale, “Globsec”. Pasi njoftoi fillimisht se do të merrte pjesë, qeveria e Kosovës tha më vonë se pjesëmarrja e Kurtit mund të anulohej për shkak të zhvillimeve në veri.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha më pas se nuk do të udhëtojë drejt Bratisllavës. “Po qëndroj me popullin dhe ushtarët tanë. Serbia do të fitojë”, njoftoi ai duke vulosur mospraninë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?