Kush do të jetë kreu i grupit të PD-së në shtator? Vokshi zbulon dy emrat
Përveç protestave në shtator, kush do të jetë në krye të grupit parlamentar të PD-së në vjeshtë? ”Një nga nënkryetarët, Luçiano Boçi ose Oerd Bylykbashi”,-thotë deputetja demokrate Albana Vokshi, bazuar në statutin e kësaj force politike, ndërsa shigjetoi Enkelejd Alibeajn si të përdorur nga Edi Rama dhe Taulant Balla.
“Do të kërkojmë të zbatohet statuti i PD që parashikon që një nga nënkryetarët e PD, do të jetë kreu i grupit PD, ose Luçiano Boçi ose Oerd Bylykbashi. Pjesa tjetër që e ka përcaktuar Rama si opozitë në marrëveshjen okulte. Ne do të respektojmë statutin dhe nuk do merremi me atë që ata kanë në plan, por do të jemi një opozitë e PD që e besojnë qytetarët. Koha e Lulzim Bashës ka ikur tashmë dhe atyre që e ndihmojnë në agjendën që ka që bie ndesh me interesat e demokratëve dhe elektoratit të djathtë.
Agjenda e tyre që lobojnë kundër interesit PD ndërkombëtarisht është e tyre që kanë kontakte dhe kanë lobuar. Ata që merren me lobime dhe që mund të ndikojnë protestën dhe një përçarje të PD, nuk besoj që do kenë sukses, por është mirë të jenë pjesë e PD dhe të shkojnë atje ku elektorati ka votuar. Jo të behën palë e interesave dhe një agjende që shfrytëzohet në mënyrën më skandaloze nga kryeministri Rama, i cili ka tentuar mes atyre personave që të emërojë edhe opozitën”,-tha në ”A2cnn”.