Kush është personi që kërcënoi kryeministrin Rama?
Një person është vënë në pranga nga policia pasi akuzohet se ka kërcënuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se, personi i ndaluar i ka dërguar Ramës në datën 30 gusht 2016 një letër kërcënuese me përmbajtje ekstremiste.
Pasi është dërguar letra, kryeministria ka bërë denoncimin që ka çuar në prangosjen e personit të dyshuar.
Pas denoncimit në prokurori dhe pas veprimeve të policisë, rezultoi se personi që i shkroi ishte një 57 vjeçar nga Korça. Xhibrilemin Keço u shoqërua menjëherë në polici, por aty është vënë re se kishte një sjellje anormale.
Burime nga policia thanë se, i moshuari vuante nga një sëmundje mendore prandaj është shtruar në spitalin psiqiatrik në Elbasan. Gjithsesi personi është nën hetim për tendenca radikalizimi e ekstremizmi.
Keço është shoqëruar edhe herë të tjera në lidhje me veprime të tilla, por jo në drejtim të zyrtarëve shtetëror.
KOHA JONË SONDAZH

