Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 12:32 Musiala përballet me vështirësi në trajtim, neurologu gjerman shpjegon dilemën mjekësore Gjendja shëndetësore e Jamal Musialës vijon të mbetet në qendër të vëmendjes në Gjermani. Talenti i Bayern Munich po përballet me vështirësi në procesin…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kush gënjen, Edi Rama apo Ramush Haradinaj?!

Forum E shtunë, 25 Shtator 2021 07:25
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me një lehtësi të pabesueshme Edi Rama e ka renditur edhe Ramush Haredinajn mes kazanëve që i shpall të tillë sa herë që gjendet në vështirësi. Ai ka thënë dje në një shpjegim të gjatë se kryeministri kosovar është një gënjeshtar që e bën këtë për të dalë burrë i mirë para popullit.

Përplasja mes tyre lindi pas samitit të Berlinit. Në një intervistë për televizionin kosovar T7 shefi i qeverisë deklaroi se gjatë mbledhjes së liderve Ballkanikë Rama dhe Hashim Thaçi i bënin atij më shumë presion se Merkeli dhe Makroni për të hequr taksën për produktet serbe.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Natyrisht akuza për Ramën ishte e rëndë sepse në manifestime folkloriko -patriotike si ato të nëntorit të shkuar në Pejë ai e kishte mbështetur fort taksën 100%

Prandaj ai sot ka shkruar një letër të gjatë ku e akuzon Ramush Haradinaj për dy gjëra që nuk mund të rrinë me njëra tjetrën: edhe se ka nxjerë sekretet e bisedimeve mes liderve edhe se ka gënjyer. Por në fakt vetëm njëra prej këtyre akuzave mund të qëndrojë, sepse po qe se ka gënjyer për të dalë patriot, Ramushi nuk ka shkelur asnjë kod konfidencialiteti.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Askush s’i ka bere Ramushit presion ne Berlin per te hequr taksen. Une jo e jo. Madje askush as i’a ka kerkuar hiç qe ta heqe taksen! Une jo e jo. Perkundrazi.
Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron, kane nxitur nje diskutim informal ne holl mbi rifillimin e dialogut. Kam nderhyre vetem njehere, duke thene se ata duhet te hynin vete ne proces. Me tutje i kane kerkuar me shume durim dhe disa here Ramushit jo ta heqe taksen, po thjesht te jape pelqimin qe taksa te pezullohet perkohesisht, per 6 muaj apo edhe per 4 muaj qofte, duke u zotuar qe te hyjne ne procesin e dialogut Kosove-Serbi ata vete. Edhe te dy personalisht, kancelarja dhe presidenti!
I kam sugjeruar Ramushit ne dy momente ta pranoje kete kerkese te tyre, sepse kam menduar dhe mendoj qe perfshirja direkte ne nivelin me te larte e Gjermanise dhe Frances, boshtit te Bashkimit Europian, u shfaq si nje mundesi e re dhe shume e favorshme per ta shtruar çeshtjen e finalizimit te dialogut, ne nivelin me te larte te mundshem »
 ka sqaruar Rama.

Mund t'ju interesojë

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Para 16 minutash
Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51

Po nga thëniet që kemi në dorë si mund të kuptohet e vërteta?

Së pari, edhe nga ato që thotë vetë, Rama e pranon se në momentet kur ka hapur gojën ka kërkuar të njëjtën gjë si Makroni dhe Merkeli, pra pezullimin e taksës. Në këtë pikë duket qartë që Haradinaj nuk gënjen kur thotë se dy patriotët e tij i kërkonin në gjuhë të hyuaj të njëjtën gjë me kancelaren dhe presidentin.

Së dyti, megjithëse Rama ka marë rolin e mësuesit të edukatës për ti mësuar kodet e sjelljes homologut të tij, se as bisedat konfidenciale mes miqve e aq më pak ato mes udhëheqësve shtetërorë nuk nxirren në Pazar, po të krahasohen të dy deklaratat ai ka nxjerrë shumë me tepër sekrete se Ramushi. Pra ai e ka thyer më brutalisht atë kod që kërkon të respektohet prej tjetrit.

Së treti, Rama përdor në arsyetimin e tij edhe meskinitete të tipit se njësoj si nga Ramushi ai u sha edhe nga Vuçiçi. Por sado patetik që të jetë ky argument ai as nuk zbardh as nuk ndriçon gjë në lidhje me faktin se a i ka bërë ai apo jo presion për pezullimin e taksës,

Dhe më e bukura është mënyra se si e tregon ngjarjen Edi Rama. Po të shihet me vëmendje ai thotë se e ka hapur gojën shumë pak vetëm për ti kërkuar Merkelit dhe Makronit të impenjohen personalisht në dialogun Kosovë Serbi. Dhe një paragraf më poshtë ai rrëfen si me stil se ata pasi dëgjuan Ramën premtuan se do ta bënin këtë shkruan lapsi.

Mjaftojnë këto katër detaje, si dhe fakti se Rama e akuzon Ramushin edhe si gënjeshtar edhe si nxjerrës sekreti për të kuptuar çdo kush se cili është ai që gënjen në këtë ballafaqim faktesh.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Musiala përballet me vështirësi në trajtim, neurologu gjerman shpjegon dilemën mjekësore
Para 3 minutash

Musiala përballet me vështirësi në trajtim, neurologu gjerman shpjegon dilemën mjekësore

Gjesti i Miss Malit të Zi me shqiponjën dykrenare në “Miss Universe” ndez debatin
Para 14 minutash

Gjesti i Miss Malit të Zi me shqiponjën dykrenare në “Miss Universe” ndez debatin

Korpusi i Paqes: 30 vite miqësi dhe bashkëpunim mes Shqipërisë dhe SHBA-së
Para 15 minutash

Korpusi i Paqes: 30 vite miqësi dhe bashkëpunim mes Shqipërisë dhe SHBA-së

Ndërron jetë Alush Dragoshi, ish-Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë
Para 16 minutash

Ndërron jetë Alush Dragoshi, ish-Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 17 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.