Kush ia sajoi kulisën ministrit Xhafaj? Deputeti i PS: Opozita ra viktimë e…

”Nëse opozita nuk e ka bërë vetë këtë, dhe sinqerisht nuk dua ta besoj se ajo është nxitësja dhe realizuesja e këtij akti skandaloz, ajo ka rënë viktimë e të tjerëve”,-është togfjalëshi që ka ngritur dyshime nga deklarata e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, gjatë konferencës për shtyp, pasditen e së mërkurës.

Pyetja është se kush ja sajoi gjithë këtë intrigë ministrit të Brendshëm? Një përgjigje e dha disi deputeti i PS-së, Ulsi Manja. I ftuar në emisionin e mëngjesit në ”Vizion Plus”, Manja tha se: ”Nëse opozita ka rënë viktimë e të tjerëve, tregon thjesht derexhenë se ku është katandisur opozita”,-tha Manja.

I pyetur nga gazetarët nëse ministri Xhafaj duhet të japë dorëheqjen, deputeti i PS-së theksoi se: ”Jo nuk mund të hapë dorëheqjen. Moralisht, thonë. E kush ja kërkon? Disa njerëz që s’kanë lidhje me fjalën moral. Unë e respektoj shumë atë pjesë të popullit opozitar dhe opozitën në tërësi, por ç’lidhje kanë këto drejtues të opozitës me moralin”.

Swiss Digital Desktop Reklama

A nuk duhet të japë Xhafaj dorëheqjen?

Swiss Digital Mobile Reklama

Jo nuk mund të hapë dorëheqjen. Moralisht, thonë. E kush ja kërkon? Disa njerëz që s’kanë lidhje me fjalën moral. Unë e respektoj shumë atë pjesë të popullit opozitar dhe opozitën në tërësi, por ç’lidhje kanë këto drejtues të opozitës me moralin. Si mund të kërkojë dorëheqjen, një njeri që ishtë në atë karrige ditën kur u vranë 4 qytetarë në Bulevard. Vetëm këta s’mund të flasin për moral. Kur t’i bësh moral tjetrit, duhet të jesh i pastër vetë.

Është vetëdorëzuar apo është ekstraduar Agron Xhafaj?

Mesa jam njohur, di që ka vajtur së bashku me avokatin e tij për t’u dorëzuar pranë autoriteteve italiane. Opozita pse priti deri tani të diskutonte për nenin? Pritën sepse nxorën një audio-përjgim të montuar. E bënë tani sepse Shqipëria është në prag të hedhjes së një hapi në rrugën Europiane.

Nëse opozita s’e ka bërë vetë këtë, ajo mund të ketë rënë viktimë e të tjerëve, tha ministri Xhafaj dje, po ju ç’mendoni? Kush janë të tjerët?

Nëse opozita ka rënë viktimë e të tjerëve, tregon thjesht derexhenë se ku është katandisur opozita. Që kush i çon kaseta, pa i vërtetuar t’i marrë e të dalë në konferencë shtypi. Jam i bindur që këto akuza ndaj ministrit të Brendshëm, janë të lidhura me reformën në drejtësi. Sepse reforma ka trazuar ujërat në Shqipëri. Deri dje këto segmente nuk e kanë ditur që Vettingu do të ketë reforma të prekshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?