Kush janë Avokatja e Popullit dhe kryetari i KQZ propozuar nga Basha?

Kryetari i ri i KQZ, Klemend Zguri është anëtar i KQZ. Ka qenë përpara kryetar i KQZ. Ka shumë vite në KQZ duke patur një eksperiencë të madhe në këtë fushë. Mbetet një zgjedhje shumë e mirë.

Ndërsa Avokatja e Popullit është figurë e njohur e botës së biznesit. Erinda Ballanca është emri i propozuar nga opozita dhe që duhet të marrë aprovimin e kryeministrit Edi Rama për të qenë Avokatja e re e Popullit, pas marrëveshjes politike të arritur mes mazhorancës dhe opozitës që i dha fund protestës 3 mujore të demokratëve dhe i futi në zgjedhje.

Erinda Ballanca ka qenë avokate e kryeministrit Berisha në gjyqin e hapur ndaj tij nga e ëma e Edi Ramës për shpifje. Ballanca ka përfaqësuar në gjykatë edhe ish-ministrin e Transporteve Lulzim Basha. Një tjetër çështje shumë sensitive është edhe gjyqi për pronat e gjykatësit të vrarë Skerdilajd Konomi.  Ballanca ka qenë avokatja e tij në procesin e zhvilluar në Gjykatën e Lartë nga Konomi. Së fundmi Ballanca ka përfaqësuar Bankën Shtetërore të Azerbajxhanit në një proces të rëndësishëm me një kompani private dhe një bankë në Shqipëri.

Erina Ballanca njihet edhe si avokate e miliarderit shqiptar Zamir Mane, i cili  ka organizuar vitin e kaluar një takim të Bashës me Ramën në Vjenë. Avokatja e njohur ishte në ballë të protestës kundër Edi Ramës kur rrëzoi pallatin e Lulzim Bashës në Vlorë.

SHKARKO APP