Kushtet e PD: Dorëheqja e Metës dhe e Tahirit

Kryetari i PD Lulzim Basha pas mbledhje së kryesisë që zgjati rreth 2 orë ka kërkuar dorëheqjen e kreut të Kuvendit dhe të ministrit të Brendshëm.

“Gjendja në vend është e rëndë dhe e përkeqësuar gjatë 72 orëve të fundit. Sot në mëngjes në të gdhirë një deputet i Ramës i sjellë enkas nga Rama nga skutat më të errëta të krimit goditi brenda komisariatit 4 qytetarët. Përfaqësuesi i popullit goditi popullin. Edhe më e rëndë është përpjekja që nisn për të mbajtur të fshehtë ngjarjen duke kërcënuar median për mos nxjerrë ngjarjen deri sa reagoi opozita.

Rama ka rinisur përpjekjen të manipulojë të dhënat kriminale sipas vetë deponimit të kreut të komisariatit të Laçit. Deputeti kriminel u shpërbyle me Lagunën e Patokut nga rama. Rama provoi se kur i volit, politikish këta deputetë kriminelë janë dhe mbeten mbi ligjin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryesia e PD miratoi me votë qëndrimet të cilat opozita do të ndjekë duke nisur nga nesër duke konfirmuar për dorëheqjen e Metës dhe largimin e tij për aferën korruptive më të madhe; largimin e menjëhershëm të Tahirit dhe marrjene tij të pandehur nga akuza si koka e bandave të drogës në jug. Të aprovojmë brenda shtatorit dekriminalizmi dhe largimin nga Kuvendi të personave me rekorde kriminale”, tha Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?