Kushtet e PD,Basha:Jo thirrje kundër negociatave, jemi në sinkron me BE

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mohon që forca e tij politike t’i ketë bërë thirrje Brukselit për shtyrjen e hapjes së negociatave.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve në lidhje me amendamentet e PD drejtuar komisionit europian dhe këshillit të europës, Basha kërkon që kërkesat e PD të lexohen në mënyrë objektive dhe jo të njëanëshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Bashës, opozita nuk kërkon asgjë më shumë e asgjë më pak se sa BE i kërkon Shqipërisë. Kreu i PD e konsideon këtë situatë përpjekje të qeverisë për të tërhequr vëmendjen nga ajo që basha e cilëson dështimi i qeverisë në procesin integrues.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ju ftoj që ta shikoni me sytë e objektivitetit qytetar dhe jo me sytë e Taulant Ballës.

Ne s’kemi kërkuar asgjë më shumë dhe asgjë më pak sesa ç ‘kërkon Bashkimi Europian: plotësimin e pesë kritereve; zgjedhje të lira dhe të ndershme, dekriminalizimin dhe luftë kundër drogës.

Këto janë qëndrime të njohura të Bashkimit Europian, këto janë qëndrime të njohura të opozitës, përfaqësojnë interesin publik të qytetarëve .

Gjithçka tjetër është manovër për t’i hedhur hi syve qytetarëve dhe për të hequr vëmendjen nga dështimi i Edi Ramës ne drejtim të pesë prioriteteve, dhe në veçanti sa i përket dekriminalizimit, luftës kundër drogës dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”- tha Basha.

Një ditë më parë u bënë publike amendamenet të Partisë Demokratike, ku deputeteti Aldo Bumçi i kërkon Komisionit Europian dhe Këshillit Europian të kushtëzojë hapjen e negociatave të Shqipërisë duke e lidhur këtë me tre kërkesa të saj që kanë të bëjnë me garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, zbatimin tërësisht të ligjit të dekriminalizmit, lufta kundër drogës dhe plotësimi i pesë prioriteteve të BE.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?