Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 12:29 Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot! Nga Gazment Bardhi– Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e deputetëve për Berishën, VOA: Vendimi një ditë para heqjes së imunitetit

Politikë E mërkurë, 20 Dhjetor 2023 19:02
Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e deputetëve për Berishën, VOA: Vendimi një ditë para heqjes së imunitetit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Tiranë, Gjykata Kushtetuese vendosi sot se grupi i deputetëve që kërkoi interpretim mbi masat e sigurisë së SPAK-ut dhe GJKKO-së ndaj deputetit Sali Berisha, nuk legjitimohet për t’iu drejtuar gjykatës dhe se kërkesa e tyre nuk plotëson kriteret ligjore për t’u pranuar për shqyrtim në seancë plenare. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vjen një ditë para se Kuvendi të votojë nesër kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për ashpërsimin e masave ndaj zotit Berisha në arrest shtëpie ose arrest me burg, nga masa e mëparshme detyrim paraqitje, të cilën ai nuk e zbatoi, duke e quajtur si antikushtetuese.

Pasi e shqyrtoi dje Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, sot Mbledhja e Gjyqtarëve vlerësoi se kërkesa e një grupi deputetësh mbi masat e sigurisë ndaj zotit Berisha nuk plotëson kriteret ligjore paraprake për pranimin e saj për shqyrtim në seancë plenare, ndaj “vendosi moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare, ndërsa se pretendimet e kërkuesit dhe kërkesa për pezullimin e masave të sigurimit nuk mund të shqyrtohen në themelin e tyre”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Para 20 orësh
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Një grup deputetësh i kërkuan Gjykatës Kushtetuese pesë ditë më parë të interpretojë nenin 73/2 të Kushtetutës, ku thuhet se deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria pa autorizimin e Kuvendit. Ata kërkuan zgjidhjen e konfliktit të kompetencave mes Kuvendit, SPAK-ut dhe GJKKO lidhur me heqjen apo kufizimin e lirisë së deputetit pa autorizim të Kuvendit, si dhe shpalljen si të papajtueshme me Kushtetutën si dhe pezullimin e masave të sigurisë që SPAK dhe GJKKO vendosën më 20 tetor ndaj deputetit Sali Berisha, kur ai u shpall person nën hetim për çështjen e procedurave të privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjykata Kushtetuese theksoi sot në vendim se grupi deputetëve nuk legjitimohet t’i drejtohet Gjykatës, sepse grupi dhe Kuvendi janë subjekte kushtetuese të ndryshme, që nuk mund të barazohen me njëri tjetrin. “Referuar mosmarrëveshjes së pretenduar të kompetencave, grupi i deputetëve kërkues nuk është subjekt në konflikt, pra nuk rezulton t’i jetë marrë ndonjë kompetencë apo të jetë cenuar drejtpërdrejt në ndonjë kompetencë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Në të theksohet se grupi i një të pestës së deputetëve, pavarësisht se është pjesë e ushtrimit të veprimtarisë legjislative të Kuvendit, nuk nënkupton që është subjekti kushtetues, për të cilin bën fjalë neni 73/2 e Kushtetutës, pra ai nuk mund të veprojë në emër dhe me tagrat e Kuvendit.

Ndërkohë më herët, gjatë një veprimtarie mbi punën e GJKKO dhe SPAK-ut, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, deklaroi se ai nuk ndikohej aspak dhe ishte imun ndaj presionit mediaitik dhe retorikave politike. Sipas tij, masa e sigurisë për zotin Berisha mbetej në vlerësimin e prokurorëve të çështjes.

“Presioni mediatik dhe retorika politike nuk kanë asnjë lloj ndikimi tek unë. Jam fare imun ndaj tyre dhe këtë përpiqem ta përcjell edhe tek trupa e prokurorëve, se janë ata që e bëjnë punën me çështjet nën hetim. Megjithatë jemi të vëmendshëm kur evidentohen problematika nga media apo politika në diskutime të ndryshme sigurisht, që ne i ndjekim me qëllim përmirësimin e punës tonë. Por në raport me hetimet ato nuk na ndikojnë”, tha zoti Dumani.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese erdhi një ditë para se Kuvendi të votojë në seancën plenare raportin e Këshillit të Rregullores, Imunitetit dhe Mandateve, i cili miratoi të hënën kërkesën e SPAK-ut për forcimin e masave me arrest shtëpie ose arrest në burg ndaj zotit Berisha, pasi ai për disa javë nuk zbatoi masën e parë për detyrim paraqitje para oficerit të policisë gjyqësore.

Në seancën e nesërme të Kuvendit janë njoftuar sërish protesta nga deputetë e mbështetës të zotit Berisha. Zoti Berisha ka deklaruar se vendimi i tetorit i GJKKO-së dhe SPAK-u për masa arresti ndaj tij pa autorizimin e Kuvendit është antikushtetues dhe një sulm politik ndaj tij dhe opozitës. Ai tha dje se do të këshillohej me avokatë e juristë, po theksoi po ashtu se edhe vendimi i të hënës në Këshillin e Imunitetit dhe mandateve për të kërkuar forcimin e masave të sigurisë përmes Kuvendit është një vazhdim e veprimeve antikushtetuese.

“Vendimi i parlamentit merret mbi një vendim të paligjshëm. Unë nuk mund të pranoj si të ligjshëm një vendim që merret mbi bazën e një vendimi të paligjshëm”, tha zoti Berisha dje i pyetur për këtë temë. Ish kryeministri Sali Berisha është një person nën hetim nga SPAK-u në çështjen mbi procedurat e privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani, pëmes të cilave dyshohet se ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e truallit ku shtrihej klubi sportiv, dhe ku më pas u ndërtuan një kompleks pallatesh. /VOA/

Etiketat e lidhura

Berisha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 9 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 14 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 15 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 17 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.