Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Majkos për heqjen e pezullimit te Vetingut
Gjykata Kushtetuese ka nisur shqyrtimin e ligjit të vettingut i ankimuar nga Partia Demokratike.
I pranishëm në seancë është edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu. Siç duket edhe nga fotot e siguruara ekskluzivisht nga Shqiptarja.com, Lu ndodhet në seancën e Kushtetueses ku po shqyrtohet ligji i shumëdebatuar.
Partia Demokratike ka kërkuar shfuqizimin e vettingut, duke pretentuar se ai shkel Kushtetutën. Ndërsa Kuvendi kërkoi nga Kushtetuesja heqjen e masës së pezullimit të ligjit. Pas dëgjimit të palëve, Gjykata Kushtetuese u tërhoq për të marrë vendimin dhe vendosi rrëzimin e kërkesës së Kuvendit.
KOHA JONË SONDAZH

