Kushtetuesja shtyn seancën e ankimimit të KSHH për ligjin e dekriminalizimit

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën e ankimimit nga Komiteti Shqipëtar i Helsinkit të ligjit të dekriminalizimit. Shkak është bërë mosformimi i trupit gjykues.

Drejtorja Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erinda Skëndaj tha se disa nene të këtij ligji janë të papajtueshëm me kushtetutën.

Erinda Skëndaj: Ka kundravajtje penale, ka edhe vepra penale me marzhe dënimi që varijojnë me minimum dhe maksimum i cili nuk e bën domosdoshmëri veprën përkatëse një vepër me rrezikshmëri, sikurse mund të jetë shpërdorimi i detyres që ka një minimum prej 6 ose 8 muajsh. Kushtetuta thotë vetëm në rase përjashtimore dhe të justifikuara. Ligji për dekriminalizimin e zgjeron rrethin e veprave penale për të cilat privohen të dënuarit nga ushtrimi i të drejtës së votës përtej kufizimit kushtetues, pra nuk kemi asnjë rast të justifikuar dhe asnjë rast përjashtimor dhe kjo është arsyeja pse KSHH i është drejtuar me kërkesë për shfuqizimin e nenit 2 pika 4 për ligjin e dekriminalizimit dhe nenet përkatëse që kanë lidhje me këtë nen si të papajtueshme me kushtetutën dhe me nenin 3 të protokollit një shtesë të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?