Kushtetuta: Kur arrestohet një deputet, pa autorizimin e Kuvendit?
Deputeti i PS-së Armando Prenga është arrestuar pa autorizimin e Kuvendit të Shqipërisë. pas ngjarjes së Laçit, policia ka vënë në dijeni prokurorinë për arrestimin e deputetit Armando Prenga, ndërkohë që pritet që krye-prokurori të vërë në dijeni menjëherë kreun e Kuvendit, Ilir Meta. Sipas Kushtetutës deputeti mund të ndalohet ose arrestohet pa autorizimin e Kuvendit kur kapet në kryerje e sipër ose menjëherë, pas kryerjes së një krimi.
Në këto raste prokurori i përgjithshëm njofton menjëherë Kuvendin, i cili kur i konstaton se nuk ka vend për procedim, vendos për heqjen e masës.
Neni 119 i Rregullores së Kuvendit shtjellon më tej nenin kushtetues, kur pas njoftimit të menjëhershëm nga krye-prokurori, kryetari i Kuvendit thërret menjëherë Këshillin e Rregullores dhe kërkon shqyrtimin e çështjes.
Brenda dy ditëve këshilli shqyrton nëse ka vend për procedim, duke dëgjuar Prokurorin e Përgjithshëm de deputetin ndaluar ose të arrestuar. Këshilli paraqet raportin për seancën plenare e cila thirret brenda dy ditësh nga krye-parlamentari.
Me votim të fshehtë seance vendoset heqjen ose mos-heqja e masës së ndalimit ose të arrestimit të deputetit.