Kuvend – Rama: Shumë shpejt në Parlament statusi i naftëtarit
Kryeministri Rama në fjalën e tij në Kuvend tha se shumë shpejt do të sjellin për miratim në Parlament statusin e naftëtarit, duke i kthyer asaj kategorie dinjitetin.
Rama: Shumë shpejt do vijë statusi i naftëtarit në parlament për të lehtësuar edhe një kagetori tjetër të përbuzur nga ju në pikën që e zhveshët nga çdo dinjitet, sic zhvesht të gjithë Shqipërinë dhe e betë një lolo në Rajon dhe Europë dhe një lolo në sytë e dynjasë. Dhe pasurinë më të madhe, naftën ja latë atij që vetë Saliu e quante nastradini.
E di Ridvani këtë se ka hequr keq me nastradinin, është përpjekur ta mbajë gardhin që mos i çahej gardhi, por nastradini me çunat ta çanë gardhin. Ato mëerita që i ke, i ke, meriatat janë merita. E dinë të gjithë çfarë përpjekjesh ke bërë që ai gardh mos çahej, por u ça dhe ato rafineritë i qan Saliu këtu dhe i latë të pa kallur mbi dhe, bashkë me naftëtarët që i bëtë si të ishin robër lufte. U mbushën dyqanet e bukës deri në Lushnje me listat e tyre të shkretëve.
Ne atyre jo vetëm që ju kthyem punën por do ti kthejme dinjietin. Shumë shpejt do vijë statusi dhe për të gjitha ata njerëz që ky shtet s’ka mundësin ti japë çka mritojnë do tu njohë dinjitetin.
KOHA JONË SONDAZH

