FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kuvendi dhe KQZ kryejnë verifikimet: Dosja e Ilir Metës është e pastër

Pak orë para votimit në Kuvend të Presidentit të ri të vendit, Ilir Meta është certifikuar nga dy institucione të pavarura për pastërtinë e figurës së tij.

 Ai rezulton pa dosje nga koha e komunizmit dhe pa probleme me dekriminalizimin. Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla i kërkoi Autoritetit Shtetëror të Dosjeve zyrtarisht që të verifikonte kandidatin për President, Ilir Meta.

Kërkesa është bërë dje në mbrëmje, ndërsa sot drejtuesja e këtij institucioni, Gentiana Sula i tha Top Channel se Ilir Meta rezulton i pastër dhe nuk ka asnjë pengesë ligjore për të kandiduar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Certifikimi ka ardhur edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që kujdeset për çështjen e dekriminalizimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?