FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kuvendi e votoi, Meta dekreton marrëveshjen me Pfizer për vaksinat

Pasi u votua në Kuvend, Presidenti Ilir Meta ka dekretuar marrëveshjen me kompaninë Pfizer për 500 mijë vaksina anti-covid.

Akti normativ për blerjen e 500,760 vaksinave anti-covid të kompanisë Pfizer u miratua të martën në Komisionin parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë dhe në Komisionin e Ligjeve. Marrëveshja do t’i kushtojë Shqipërisë 6 milionë dollarë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, prezantoi para Kuvendit të enjten këtë akt normativ, ndërsa theksoi se vendi do të hyjë në një fazë tjetër të intensifikimit të planit të vaksinimit me qëllim rritjen më tej të mbulesës së vaksinimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?