Meta kthen ligjin, hakmerret Rilindja. Nesër zgjat hetimet për Presidentin

Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar se nesër në orën 11:00 do të mblidhet Komisioni i Posaçëm Parlamentar që heton ligjshmërinë e veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Në njoftim thuhet se mbledhja do të bëhet online dhe Në rend ditë është miratimi i procesverbalit të mbledhjes së 28 shkurtit 2020 si dhe miratimi i vendimit të ndërmjetëm për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit Hetimor.

Vendimi i PS vjen si hakmarrje pas kthimi nga ana e Presidentit të ligjit “Anti KÇK”. Kreu i shtetit në dekretin e sotëm e cilësoi ligjin anti-kushtetues.

Kujtojmë se ky komision kishte kohë që kishte filluar punën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta në kuadër të ushtrimit të kompetencave për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore si edhe për të kontrolluar ligjshmërinë  e veprimeve dhe procedurës të ndjekur nga Presidenti.

SHKARKO APP