FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kuvendi i opozitës, Halimi: S’tërhiqemi nga qeveria teknike. Spaho: Le të provojnë po duan zgjedhje pa opozitën

Edhe këtë të enjte, Partia Demokratike “mban” seancën e saj plenare në çadrën e protestës. Kur shënohen 48 ditë nga vendosja e çadrës poshtë Kryeministrisë, deputetët demokratë vijojnë të hedhin akuza mbi qeverinë, e cila sipas tyre përkrah trafikantët e drogës. Deputeti Eduard Halimi tha se në vend që qeveria të luftojë krimin, është bërë palë me të.

“Kjo republikë ku qeveria është bërë njësh me krimin duhet të marrë fund një orë e më parë, dhe t’i hapë rrugë republikës së re, ku qeveria të jetë e qytetarëve. Krimit të bërë njësh me qeverinë nuk i trembet syri për të blerë vota, për të marrë koncesione, për të bërë korrupsion. Ndaj kjo qeveri duhet të bjerrë për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme në Shqipëri. Për demokratët dhe Bashën është e qartë se zgjedhje fasade me një qeveri të lidhur me krimin, nuk do të ketë. Zgjedhje të lira një qeveri e lidhur me krimin nuk mund t’i garantojë. Vetëm një qeveri mund t’i garantojë ato, një qeveri e cila të ketë besimin e të gjithë palëve politike. Kjo është fitorja e kauzës së opozitës, dhe kjo fitore do vijë një orë e më parë”, tha Halimi.

Deputeti Edmond Spaho tha “përderisa Rama thotë se nuk do të ketë ndryshim të datës së zgjedhjeve, atëherë për çfarë do dialogojmë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Na bëjnë thirrje të braktisim çadrën. T’iu braktisim juve e të kthehemi në Kuvend. Po a nuk ishim ne që i thamë Ramës së ke dekriminalizuar vendin, Kuvendin, administratën, dhe si na u përgjigj: prisni se s’keni parë gjë akoma. Ndaj ne u larguam parlamenti. Dhe nuk kthehemi derisa Rama të largohet. E mbrojti Armando Prengën nga shkarkimi nga KQZ. Le të provojnë po duan zgjedhje pa opozitën, kanë zgjedhjet në Kavajë tani”, tha Spaho.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?