Kuvendi një minutë heshje, nderon ”Nënën Heroinë”
Aksidenti tragjik që ndau nga jeta nënën e dy fëmijëve, nuk ka kaluar pa vëmendjen e politikës. Një minutë heshtje është mbajtur sot në Kuvendin e Shqipërisë, në nder të Dhurata Priftit, e cila mbeti viktimë në një aksidenti fatal, ditën e djeshme në Tiranë.
Ajo rrezikoi jetën e saj për të mbrojtur dy fëmijët, dy djemtë e sajë. Ka qenë kërkesa e ish-kryeministri Sali Berisha, i cili gjatë diskutimeve ka ndalur për një moment dhe ka kërkuar të mbahet një minutë heshtje, për atë që e cilësoi “nëna heroinë”.
Mesditën e djeshme, në rrugën “Asim Vokshi”, Andrea Memollari përplasi për vdekje shtetasen Dhurata Doku Prifti, 45 vjeç dhe pasi e shkeli me automjetin e tij tip “Benz” me targë “AA 476 GI” i kaloi përsipër dhe u largua nga vendngjarja.
R.Sh
KOHA JONË SONDAZH

