Kuvendi përjashton për 5 ditë Palokën se goditi me grusht Beqajn
Seanca e kaluar plenare u shoqërua me përplasje mes deputetëve të pozitës dhe atyre të mazhorancës. Debatet ishin të forta, por nuk kanë munguar as incidentet. Në fillim të seancës, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj iu drejtua foltores së Kuvendit për të marrë fjalë, por kjo gjë është kundërshtuar nga deputeti demokrat Edi Paloka, i cili e ka shtyrë dhe goditur lehtë ministrin.
I menjëhershëm ishte reagimi i deputetit socialist, Taulant Balla, i cili e quajti këtë një incident të rëndë, ku sipas tij, kreu i grupit të PD-së e goditi me grusht ministrin e Shëndetësisë.
Sakaq, një grup deputetët të PS kanë depozituar një letër drejtuar Byrosë së Kuvendit, duke i kërkuar që të mblidhej urgjent për të shqyrtuar këtë rast.
Pas kërkesës së PS për vendosjen e një masë ndaj deputetit Paloka, Byroja e Kuvendit u mblodh paraditen e sotme dhe vendosi ta përjashtojë për 5 ditë.
Po në seancën e së enjtes, u përjashtua edhe deputeti Flamur Noka, pasi u paralajmërua disa herë nga nënkryetarja Valentina Leskaj, për të mos shkelur rregulloren.
KOHA JONË SONDAZH

