FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kuvendi pritet të miratojë sot shtesën e fondit për rrugën Tiranë-Elbasan

Sot në 10:00 do të zhvillohet seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë.

Në rendin e ditës janë disa projektligje dhe vendime që pritet të miratohen.

Disa nga projektligjet që pritet të miratohen janë për financat e vetëqeverisjes vendore, shtesa e fondit për rrugën Tiranë-Elbasan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kërkesa për shtesë fondi 35 mln Euro shkaktoi debate mes socialistëve dhe ministrisë së Transporteve të drejtuar nga LSI, por në fund u arrit dakordësia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu në rendin e ditës është edhe projektrezoluta “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2016”.

Në Kuvend opozita e vetme pritet që të jetë Ben Blushi, pasi opozita vazhdon bojkotin prej disa seancash, që pas nisjes së protestës para Kryeministrisë.

Rendi i ditës

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?