Kuvendi voton krijimin e komisioneve të vetting-ut

Kuvendi miratoi me 82 vota, në një seancë të jashtëzakonshme, projektvendimin për krijimin e komisioneve të vetting-ut.

Tre partitë e mazhorancës, PS, LSI dhe PDIU, kishin paraqitur emrat e kandidatëve për komisionet e Vettingut me 12 dhe 6 anëtarë.

Partia Socialiste ka propozuar për në komisionin me 12 anëtarë emrat e deputetëve, Ulsi Manja, Bashkim Fino, Pandeli Majko dhe Evis Kushi. Ndërsa për komisionin me 6 anëtarë, PS ka propozuar Vasilika Hysin dhe Ervin Bushatin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lëvizja Socialiste për integrim ka propozuar emrat e deputetëve Luan Rama dhe Silva Caka për komisionin me 12 anëtare dhe Vangjel Tavon për komisionin me 6 anëtarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa PDIU ka propozuar emrat e Shpëtim Idrizit dhe Mesila Dodës për dy komisionet e Vettingut.

Pjesa tjetër e anëtarëve të dy komisioneve të Vettingut i takojnë opozitës për t’i propozuar. Nga Partia Demokratike nuk është paraqitur asnjë emër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?