Kuvendi zhvillon dy seanca plenare – Sot, raundi i tretë i zgjedhjes së presidentit. Mazhoranca sërish pa asnjë emër

Ditën e sotme në orën 15.00, Parlamenti do të zhvillojë raundin e tretë të zgjedhjes së presidentit të ri, pasi dy raundet e para u dogjën.

Vendimi u mor në Konferencën e Kryetarëve, ndërsa dhe këtë të enjte pritet që të mos ketë asnjë kandidat.

Deri tani janë konsumuar dy, nga pesë raundet e votimit për zgjedhjen e Kreut të ri të Shtetit, ndërkohë që në konkurrimin për garën presidenciale në dy raundet e parë nuk u paraqit asnjë kandidat zyrtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Votimi quhet i ezauruar edhe kur në konkurrim nuk paraqitet asnjë kandidature. Pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, në raundin e katërt dhe të pestë të votimit në parlament, Kreu i shtetit mund të zgjidhet edhe me një shumicë prej 71 votash.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që në proceset parardhëse zgjedhja e tij është bërë edhe me shumicë të cilësuar, 84 vota.

Ditën e hënë në mbledhje grupi, Gramoz Ruçi  ua bëri të ditur deputetëve socialistë se dhe ky raund do të digjet, pasi mazhoranca do të presë Partinë Demokratike.

Por nëse opozita nuk pranon të bëhet pjesë e këtij projekti, atëherë me shumë gjasë emri i ri do të zgjidhet javën që vjen.

Edhe pse në Konferencën e Kryetarëve është diskutuar mundësia e djegies së të gjitha raundeve, shanset janë të pakta.

Pak ditë më parë, vetë Ilir Meta e hodhi poshtë mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

Ndërkaq, para se të zhvillojë raundin e tretë të votimit të Presidentit, Kuvendi do të mblidhet sot paradite, ku në rendin e ditës së seancës plenare janë një sërë projektligjesh të rëndësishme.

Konkretisht, Kuvendi pritet të miratojë projektligjin për përgjimin e komunikimeve elektronike; projektligjin për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë; si dhe projektligjin për financat e vetëqeverisjes vendore. Po ashtu një tjetër projektvendim i rëndësishëm që pritet të miratohet sot është edhe ai i për miratimin e fondit për financimin e partive për zgjedhjet për Kuvendin 2017. /H.Mesi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?