FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

KVV: Bojkoti i opozitës, kritik për procesin zgjedhor

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, ka publikuar dokumentin  e titulluar “Qwndrim Publik”, i cili  ka për qëllim të sjellë një fotografi të plotë jo vetëm të ecurisë për përgatitjen e zgjedhjeve të 18 qershorit, por edhe të dinamikave institucionale që e paraprinë apo po e shoqërojnë këtë proces.

Koalcioni i vëzhguesve vendorë thekson se ecuria e procesit zgjedhor për zgjedhjet e 18 qershorit, po përballet me sfida të shumta institucionale-ligjore dhe të konfliktualitetit politik duke po rrezikuar vijueshmërinë institucionale të vendit.

Në raport, thuhet se një zhvillim kritik për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor është dhe bojkoti parlamentar dhe protesta e vazhdueshme e thirrur nga  opozita, qëndrim ky që ka si kusht të vetëm për daljen nga situata krijimin e një qeverie tranzitore të ngarkuar për zhvillimin e zgjedhjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këto rrethana, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë i bën thirrje  aktorëve politikë të ridimensionojnë, në frymën dialoguese, qëndrimet e tyre ndaj procesit zgjedhor të 18 Qershorit  e reformës zgjedhore dhe përdorja e të njëjtit kuadër ligjor përcaktoi se Zgjedhjet e 18 Qershorit, edhe një herë do të jenë një test i vullneteve politike apo institucionale dhe nuk do të jenë një mekanizëm ligjor i drejtë që i’u imponohet palëve garuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?