”Ky është viti i Diasporës”, Topalli poston zarfin me votën: Ata duan të hapin një faqe të re për Shqipërinë

Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli thotë se ky vit është i shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe që do të votojnë më 11 maj. Teksa ka postuar foto nga zarfi që brenda votën, Topalli nënvizon se duhet votuar PD, kjo për një Shqipëri që i kthen shpresën bijve të saj kudo ndodhen.

”Erdhi zarfi. Kjo fjali më vjen çdo ditë. Nga mijëra shqiptarë të diasporës, që pavarësisht viteve larg atdheut, nuk e harrojnë vendin e tyre. Ata votojnë. Me mall. Me besim. Me përgjegjësi. Ky është viti i diasporës.

Viti kur zëri i shqiptarëve jashtë vendit nuk do të mbetet më jashtë historisë. Ata e hapin zarfin, sepse duan të hapin një faqe të re për Shqipërinë. Më 11 maj, votoni Nr. 1 për një vend që i respekton ata që kanë sakrifikuar më shumë se kushdo. Për një Shqipëri që i kthen shpresën bijve të saj kudo ndodhen’‘,-shkruan Topalli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?