LaCivita në Tiranë për hapjen e fushatës së PD, sonte krah Berishës

Kryestrategu amerikan i Partisë Demokratike, Chriss LaCivita, ka zbarkuar në Tiranë. Ai do të jetë krah Sali Berishës në hapjen e fushatës së Aleancës për Shqipërinë Madhështore.
Këtë orë ai është parë krah ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në një nga zonat në qendër të kryeqytetit.
LaCivita ka paralajmëruar ditën e sotme kryeministrin Edi Rama, se duhet t’i trembet ardhjes së tij për të qenë në fushatë krah PD-së.
Organizimi nis në orën 19:00, ku pritet që të jenë kandidatët e të gjithë vendit dhe kryetari Sali Berisha do të ketë fjalën kryesore.