Jep dorëheqjen ministri Haxhinasto. Zëvendësohet nga Sokol Dervishi

Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra. Haxhinasto u emërua ministër në vitin 2013 dhe përfaqëson në qeverisje Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim.

“Ministri Haxhinasto i ka paraqitur sot Kryeministrit dorëheqjen e tij nga detyra, për shkak të angazhimit të mëtejshëm në parti. Kryeministri e ka falenderuar ministrin e infrastrukturës e transporteve për punën e bërë në krye të dikasterit, kontributin e tij aktiv në skuadrën qeveritare dhe bashkëpunimin shumë të mirë më të”,- njoftoi sot Zyra e Shtyit në Kryeministri.

Paraditen e sotme, rreth orës 11:00, Haxhinasto ka shkuar në zyrën e Kryetarit të Kuvendit dhe kreut të LSI, Ilir Meta. Mësohet se Haxhinasto ka dhënë dorëheqjen për shkak të angazhimeve partiake në LSI.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sokol Dervishi, Shef i Kabinetit të Kreut të Kuvendit, Ilir Meta, pritet të marrë detyrën e Ministrit të Transporteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Haxhinasto është ministri i dytë i Lëvizjes Socialiste për Integrim që jep dorëheqjen nga detyra në këtë mandat qeverisës. Një vit më parë, Nasip Naço u largua nga Ministria e Drejtësisë, për t’ja lënë vendin Ylli Manjani.

(Vijon…)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?