LAJM I FUNDIT/ Rama-Meta takim tek rezidenca qeveritare për mbledhjen e firmave për presidentin e ri

Pas dështimit të raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit, kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta janë takuar në Vilën 31.

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kjo parti ka nisur mbledhjen e firmave për Metën President, si dhe ka propozuar kandidat edhe Ministrin e Drejtësisë, Petrit Vasilin.

Më herët lajmi për mbledhjen e firmave për Ilir Metë President u konfirmua për “BalkanWeb” nga burime zyrtare të LSI,. Vendimi erdhi menjëherë pas mbledhjes së grupit parlamentar, i cili u mblodh me urgjencë rreth orës 17:00 për rreth 90 minuta për të vendosur për çështjen e Presidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po sot, kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi i bëri thirrje Ilir Metës dhe LSI-së që të vendosë për çështjen e Presidentit dhe të mos priste më opozitën. Madje Ruçi tha se Meta ka qenë më shumë në anën e opozitës. Ai paralajmëroi se PS i ka votat për zgjedhjen e Presidentit edhe pa LSI-në.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?