FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

LAJM I FUNDIT/ Rama takim kokë me kokë me Metën te vila qeveritare

Teksa ende nuk u është dhënë zgjidhje shumë pikëpyetjeve, siç është ajo lidhur me fatin e zgjedhjeve të 18 qershorit pa pjesëmarrjen e opozitës, apo dhe koalicioni PS-LSI, kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim kokë më kokë me kryeparlamentarin Ilir Meta.

Mësohet se takimi po mbahet tek Vila 31. Ky takim vjen një ditë pas miratimit në Kuvend të 3 emrave të maxhorancës për komisionin e vettingut dhe një ditë para seancës plenare të së enjtes.

Ndërkohë, kreu i LSI-së propozoi pak ditë më parë që të krijohej qeveria e besimit dhe se zgjedhjet pa opozitën nuk do kishin kuptim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht se kryeministri Edi Rama i bëri thirrje për dialog kreut të opozitës, Lulzim Bashës, që të ulën në një tryezë për të arritur konsensusin, deri më tani asgjë nuk ka ndodhur mes palëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?