“Lali Fiku”, Erion Veliaj poston videon e veçantë nga Peza
Në 82-vjetorin e Konferencës së Pezës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë gjatë paradites në homazhet në Varrezat e Dëshmorëve, për të kujtuar këtë ngjarje historike për popullin shqiptar dhe risjellë në vëmendje simbolikën e kësaj dite të shënuar. Ai ishte i pranishëm edhe në ceremoninë zyrtare, në të cilën theksoi se kur shqiptarët bëhen bashkë mund të bëjnë gjëra të mrekullueshme.
Sakaq, në një video të publikuar tani në mbrëmje në Facebook, Veliaj shihet duke konsumuar fiq me miq në Pezë, ku vetë shkruan “Lali Fiku”.
Muzeu i artefakteve të Forcave të Armatosura shpalosi sot në Pezë një koleksion të pasur të armëve të përdorura gjatë Luftës së Dytë Botërore nga shqiptarët dhe njësitë e ndryshme të forcave që luftuan kundër pushtuesve nazifashistë. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur se aktiviteti u zhvillua në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit, si një eveniment i përvitshëm me një muze të lëvizshëm që tërhoqi vëmendjen e qindra të apasionuarve e turistëve.