FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Lali na mbytën turistët”, Veliaj tregon ankesën e çuditshme në telefon: Para 7 vitesh nuk e mendoja këtë

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Erion Veliaj e nisi me një batutë për ardhjen e turistëve të shumtë në kryeqytet. Ai rrëfeu për një mesazh që i kishte ardhur në telefon, ku i ankoheshin për numrin e lartë të turistëve në Tiranë.

“Mjafton të kalosh në sheshin Skënderbej për të parë grupet e turistëve, për të cilët para 7 vitesh nuk e mendoja kurrë se do të vinte dita që do merrja ankesa. Në Whatsapp njerëzit më thonë “Lali, na mbytën turistët, nuk dalim dot nga shtëpia”.

Por ky është një nga ato problemet e mira, që zgjidhen. Sigurisht, Tirana mund të jetë e ngarkuar prej turistëve, por është super biznes sepse punojnë hotelet, punojnë restorantet, punojnë dyqanet, punojnë klubet dhe taksitë, një zinxhir i tërë i lidhur me industrinë e mikpritjes”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?