Largimet, flet Sekretari i Përgjithshëm i LSI: Pazare të nëndheshme për interesa të pista që s’u shërbejnë qytetarëve

Sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari gjatë një interviste të dhënë për Fax News foli për largimet e anëtarëve të LSI, ku sipas tij ato të cilët tashmë kanë deklaruar se nuk janë më pjesë e LSI kanë më shumë se një vit që nuk angazhohen në strukturat e kësaj partie.

Sipas Braimllarit, largimet bëhen pas pazareve të nëndheshme për interesa personale dhe për interesa të pista dhe ju shërbejnë vetëm interesave të tyre dhe jo qytetarëve.

I pyetur nga gazetarja e Fax News Rovena Neziri se a ka një koment për largimet e bujshme nga LSI teksa jemi më pak se 3 muaj përpara zgjedhjeve dhe se a ndjehet një lloj frike për rrjedhje të tjera, Braimllari u përgjigj:

Swiss Digital Desktop Reklama

“E para nuk do e quaja frikë apo largime nga LSI sepse emrat që ju përmendët ka gati më shumë se një vit që nuk angazhohen në strukturat e LSI dhe unë si sekretar i përgjithshëm jam përditë në komunikim me strukturat. Këto personazhe kanë një vit që nuk janë pjesë aktive e LSI, por edhe as e interesit pubik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ju e patë qartë edhe nga një video që doli që këto janë pazare të nëndheshme për interesa personal, për interesa të pista, si duket janë bërë bashkë për interest e tyre të mbetjeve të cilat nuk I shërbejnë qytetarëve, por i shërbejnë thjeshtë interest të tyre personal. Për LSI nuk ka asnjë merak. Lëvizja Socialiste për Integrim është në rrugën e duhur, është një parti që investon tek të rinjt dhe të rejat, është një parti e mirëorganizuar e cila do të ketë një fitore spektakolare me 25 prill”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?