Le Pen: Po fitova do ta largoj Francën nga BE

Kandidatja e së djathtës ekstreme për presidente të Francës në zgjedhjet e vitit 2017,Marine Le Pen, ka thënë se nëse zgjidhet presidente, do të organizojë referendum për daljen e Francës nga BE-ja.

“Një komb mund të vendosë të zgjedh rrugën e dytë, rrugën e lirisë. Francezë, ne përsëri mund të bëhemi krenarë, të lirë, shtet i pavarur, ne mund të kthejmë Francën në vendin e saj të duhur në botë”, ka thënë eurodeputetja, duke kundërshtuar “totalitarizmin e Bashkimit Evropian”.

Sondazhet e opinionit tregojnë se Marine Le Pen në çdo zgjedhje po korr suksese më të mira dhe se mund të futet në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, siç i ndodhi në vitin 2002 babait të saj Jean Marie Le Pen. Të shtunën ajo ka folur për tema të ndryshime, sidomos kundër fluksit të refugjatëve, asaj që e quan fundamentalizëm islamik dhe globalizim i egër.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për të gjitha temat që fola sot kundërshtarët e mi politikë kanë ndryshuar pozicionin për të paktën dhjetë herë, por ne mbetemi koherentë dhe të qëndrueshëm”, ka thënë ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?