Lefter Maliqi: Të mblidhemi të gjithë te Teatri. Kauza me fisnike që ia vlen të japësh edhe jetën

Deputeti Lefter Maliqi u bën thirrje shqiptarëve të mblidhen të gjithë për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, që është paralajmëruar se do të shembet natën, sepse ditën nuk do ta lejojnë artistët, intelektualët dhe qytetarët.

Të gjithë te Teatri. Kauza më fisnike që ia vlen të japësh edhe jetën. Teatri Kombëtar nuk është thjeshtë një ndërtesë, aty është Memoria Kombëtare e shqiptarëve, për të cilin do të luftojmë deri në fund. Në këto vite të Rilindjes, Sulltani na ka dhënë disa kauza me veprimet e papërgjegjshme të tij. Por Kauza e Teatrit Kombëtar është beteja më jetike e trupit të sakatosur të Shqipërisë. Të gjithë Shqiptarët të mblidhemi te teatri!- shkruan Maliqi në një postim në Facebook.

SHKARKO APP